Flash News

Ditari i Opozitës

“Merr avokat,do kesh ditë të vështira”, Berisha tregon çfarë i thanë Bashës prokurorët belgë: Kanë të drejtë ta arrestojnë

“Merr avokat,do kesh ditë të vështira”, Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish në hetimet e Belgjikës për dosjen e ‘Toyota Yaris’ dhe marrja në pyetje nga prokurorët belgë të Lulzim Bashës.

Nga Rrogozina ku prezantoi Hekuran Xhanin si kandidat për kryetar bashkie në 6 mars, Berisha tha se kjo dosje nuk mbyllet dhe se belgët kanë të drejtë ta arrestojnë Bashën.

Po ashtu, Berisha ka treguar se prokurorët belgë i thanë Bashës gjatë marrjes në pyetje të enjten në SPAK që të marrë avokat pasi e presin ditë të vështira.

“U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në parlament dhe deklaroi se do vinin paratë me Toyota. Ditën e shtunë, paratë erdhën, ata që duhej të shkonin, nuk shkuan dhe nuk u arrestuan. U hap hetimi, Edi Rama ia mbylli dosjen.

Por ka një dosje që nuk e mbyll dot Edi Rama dhe kjo është dosja belge. I them Mister Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, po dosja e Belgjikës dhe lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Nuk ka forcë në botë që pengon prokurorinë dhe hetimin belg.

Kur doli pas dy orësh hetimi, në të cilën u thanë dy gjëra, ky gënjen nën betim. Por problemi është se në drejtësi dënohesh po gënjeve nën hetimi. E dyta, i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli e tha se kam besim të madh te njerëzit e ndershëm të BKH dhe SPAK. I thotë palës belge që nuk keni juridiksion të më hetoni mua.

I them që kanë të drejtë të të hetojnë dhe të të arrestojnë. Sepse ka një konventë evropiane, në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike. Prandaj lëri ato,” tha Berisha.

Të fundit