Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Rama, i papërgjegjshëm!" Basha takim me pensionistët: Mbroni shëndetin tuaj, se po qe për qeverinë, jemi vetëm
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me pensionistët e njësisë 4 në Tiranë, ku janë diskutuar problemet e krizës së pandemisë.
Gjatë fjalës së tyre pensionistët, u shprehën se situata e pandemisë ka ndikuar së tepërmi në ekonominë familjare. Sipas tyre, pensionet e ulëta dhe pa asnjë ndihmë në të holla nga shteti, e kanë të vështirë përballimin e jetesës.
Ndërkaq, Basha duke e cilësuar Ramën si të papërgjegjshëm, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin vetë masa për t’u mbrojtur nga pandemia.
“Në vend që të punojë, rri në instagram dhe facebook duke bërë hokatarin. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve janë gjëja më e rëndësishme që kemi. Edhe sa prej nesh duhet ta paguajmë me jetë papërgjegjshmërinë e këtij kryeministri?!
As COVID-i, as sëmundjet e tjera nuk po trajtohen në spitalet tona. Kemi një kryeministër që nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve. U bëj thirrje të mbroni shëndetin tuaj vetë, se sa për qeverinë jemi vetëm”, tha ndër të tjera Basha.
Teksa i kërkon qeverisë të marrë urgjentisht masa anti-COVID.
“Qeveria i ka mundësitë të rimbursojë paketën e plotë anti-COVID. Plani me 5 pika, do pensionist të marrë bonusin mujor 20 mijë lekë. Pas 25 prillit, vendimet tona do të kenë synim të përmirësojnë jetën e qytetarëve”, tha Basha.
Njoftimi nga zyra e shtypit e PD-së:
Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha takoi sot një grup pensionistësh, në Njësinë Nr 4 Tiranë. Gjatë diskutimit me kryedemokratin Basha, pensionistët shprehën shqetësimet e tyre për jetesën e shtrenjtuar, pensionet e ulëta dhe frikën ndaj rritjes drastike të rasteve me COVID në qytetin e Tiranës.
“Marr 150 mijë lekë, 40 vjet punë, kategoria 7. Kur u bë sistemi na futën të gjithëve kështu, sot me këtë 2 % që kish vënë kryeministri unë marr 150 mijë lekë. Çfarë do të bësh me këtë pension? Kur thua ti, gripi këto kështu, ne na ruajt zoti se për Edi Ramën, e ikëm ne,” u shpreh njëri nga pensionistët.
“Në ate që thatë për rimbursimin e ilaçeve, vërtet shtrohet pyetja ju besoni se çdo qeveri do të rimbursojë ilaçet. Unë të them me sinqeritet ta them me gojën plot që jo. E di çfarë do të thotë, unë kam njerzit e mi që janë të sëmurë, që kanë këtë sëmundje, është kostoja 500 Euro në muaj, në të kaluarën dhe Edi Rama do na jaë ne 500 Euro në muaj? Nuk besoj”, tha një tjetër pensionist.
“Unë jam një pensionist, marr 170 mijë lekë. Ky pension mua nuk më del as ilaçe. Falë Zotit, kam djalin në Amerikë, edhe më çon paratë me ngrënë, me pi, me paguar dritat, me paguar ujin, sepse në të kundërtën, do isha mbetur në rrugë”, u ankua një nga pensionistët e pranishëm në takim, për ilaçet e shtrenjta dhe pamundësinë e përballimit të jetesës me pensionin minimal, që i akordon shteti.
Kryetari i opozitës, z.Basha tha se Partia Demokratike, prej disa javësh tashmë, i ka propozuar qeverisë një plan me 5 pika për përballimin e krizës, ku në një nga këto pika parashikohet edhe një bonus prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfenktantëve.
Basha tha se gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, qeveria e Facebook-ut dhe Instagram-it ka dhënë miliona euro ne koncesionet korruptive për inceneratorët e plehrave, teksa ka lënë pa asnjë lloj mbështetjeje pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.
Sikur të mos mjaftonin shpenzimet ekstra për maska dhe dezinfektantë, pensionistëve dhe shqiptarëve nuk iu rimbursohet paketa e ilaçeve për trajtimin e COVID-it, duke u kthyer në një barrë akoma më të rëndë atyre që kanë vuajtur apo po vuajnë nga ky virus i rrezishëm për shëndetin.
Kryetari i Partisë Demokratike i premtoi pensionistëve se qeveria e re që do të dalë nga 25 prilli, do të jetë në krahun e shqiptarëve të thjeshtë, duke përkrahur financiarisht pensionistët dhe rimbursuar plotësisht paketën e anti-COVID, si një detyrim që shteti ka ndaj shqiptarëve që paguajnë taksa, në mënyrë që shteti të kujdeset për shëndetin e tyre.
“Njeriu që është përgjegjës dhe që e ka fajin për këtë situatë, vazhdon rri gjithë ditën në facebook, në instagram, në televizor dhe vazhdon gjithë ditën të transferojë taksat e parave të juaja tek xhepat e miqve të vet. Unë kam një kërkesë që do e përsëris dhe e kam përsëritur prej 5 javësh, do ta përsëris dhe sot këtu në këtë takim me ju, me pensionistët e Tiranës. Urgjentisht dhe pa vonesë t’i çojë lekët e shqiptarëve në ndihmë tek shqiptarët. Ta zgjidhë qesen për shqiptarët dhe jo për miqtë e vet, duke filluar me ato propozime që i kemi bërë dhe që ju prekin ju drejtpërdrejtë, paketën e rimbursimit për ilaçet që marrin të sëmurët me COVID nuk ka njeri ta përballojë. Duhet të rimbursohet, duhet të paguhet e gjitha nga shteti. Pensionistëve, siç më tha dhe zonja Lindita, 20 mijë lekë janë shpenzimet shtesë vetëm për COVIDJN, maska ,dezinfektantë dhe ne kemi kërkuar pikërisht këtë, që çdo pensionist shqiptar për 6 muajt e ardhshëm, të marrë një çek muaj për muaj prej 20 mijë lekësh shtesë, për të larë këto shpenzime, për të përballuar keto shpenzime shtesë. Dhe së treti, të merren urgjentisht masa sepse me këto ritme infeksionesh, nuk ka më dhe nuk do të ketë më kapacitete spitalore për të trajtuar të sëmurët.
Pra, e gjithë vëmendja e shtetit duhet të jetë, dhe i gjithë buxheti i shtetit duhet të jetë i përqëndruar për të ndihmuar njerëzit kundër kësaj të keqeje. Dështime me pandeminë ka një autor dhe një njeri përgjegjës. Faji për këto jetë, të cilat po vihen në rrezik dhe për shumë jetë që po humbin për shkak të pakujdesisë, të mungesës së testimeve , të mbingopjes së kapaciteteve spitalore, është i një njeriu, është i Edi Ramës që edhe sot, mbajeni mend do ta shihni, unë dal e t’i kërkoj të ndihmojë njerëzit, ai do dalë e do bëjë atë që di të bëjë: do sulmojë opozitën, do më sulmojë mua, do bëjë shaka pa kripë, do tallet, por po tallet me jetët e njerzëve, po tallet me shëndetin e njerëzve dhe kjo po na kushton jetë. Kjo po na kushton jetë, po na kushton shëndet dhe po na kushton njëkohësisht shkatërrimin e ekonomisë.
Duhet urgjent t’i japim fund kësaj! E kam ngritur dhe do ta ngre zërin ditë për ditë, në emrin tua, të pensionistëve, në emrin e të papunëve, në emrin e mjekëve, në emrin e infermierëve, në emrin e biznesit të vogël që po merr fund dita ditës, të mesuesve, se shkollat janë kthyer në vatra infeksioni siç e keni parë. Por dua që të gjihë së bashkutë bëhemi bashkë, sepse kur jemi bashkë e largojmë të keqen, fillojmë ndryshimin dhe e shërojmë Shqipërinë”, tha Basha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38