Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama ik"/ Berisha: Studentët pritën me protesta Edi Ramën në QSUT

"Rama ik"/ Berisha: Studentët pritën me protesta Edi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të një qytetari dixhital, sipas të cilit studentët e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama, gjatë inaugurimit të Repartit të Pediatrisë në QSUT këtë të premte.

Sipas denoncimit, në momentin që Rama ka mbërritur në ambientet e QSUT-së, studentët kanë nisur të brohorasin "Rama ik", duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes. Menjëherë pas kësaj, sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, badigardët e kryeministrit kanë ndërhyrë, duke nxjerrë studentët nga auditorët dhe duke pezulluar mësimin.

Berisha e ka cilësuar këtë si një akt guximi nga studentët, duke shkruar:
"Auditori buçet Rama IK! Ju lumtë studentëve guximtarë! sb"

Ky incident vjen në një kohë kur situata politike në vend është tensionuar për shkak të afërsisë së zgjedhjeve të 11 majit, ku për herë të parë edhe emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi të votojnë.

Të fundit