Flash News

Ditari i Opozitës

Rama injoroi pyetjet për inceneratorët, Berisha: Kësaj i thonë “përmend litarin në shtëpinë e të varurit”

Rama injoroi pyetjet për inceneratorët, Berisha: Kësaj i

Kryeministri Edi Rama braktisi intervistën me gazetarin Blendi Fevziu, kur ky i fundit i drejtoi disa pyetje mbi aferën e inceneratorëve.

“Tre njerëz pa përvojën kanë marrë 600 milionë euro në tenderua për inceneratorët”, iu drejtua Fevziu Ramës në Opinion.

Rama u çua nga karrigia dhe iu drejtua publikut, duke u shprehur se nuk dëshironte të fliste për temën. “Si keni qenë, ça bohet? I keni marrë lekët e Paketës së Rezistencës”, i është drejtuar Rama një pjese të publikut.

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka postuar një video nga ky moment, ka ironizuar Ramën duke u shprehur se “çdo natë i del në ëndërr Koka e Bllako”.

Të fundit