Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama ka djegur në ajër 22 mln euro të shqiptarëve”, PD do të depozitojë kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor

“Rama ka djegur në ajër 22 mln euro të

Partia Demokratike do të dorëzojë menjëherë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për shifrat e larta të udhëtimeve të kryeminsitrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari Luçiano Boçi tha se Rama ka fluturuar plot 137 herë duke djegur në ajër 22 milion euro të shqiptarëve.

Boçi kërkoi mbështetjen jo vetëm të deputetëve demokratë për të zbardhjen e kësaj çështjeje, të cilën PD e konsideron abuzim të kryeminsitrit me paratë e shqiptarëve.

“Ndërsa shqiptarëve Rama i kërkon të ngrohen në diell për të kursyer energjinë, ju tund atyre në formë kërcënimi tmerret e krizës dhe të luftës. I lë në det të hapur, në fatin e gomoneve dhe vet nuk ndalet në luksin e shfrenuar. Sipas të dhënave të TIMS, Rama ka fluturuar plot 137 herë duke djegur në ajër 22 milion euro të shqiptarëve.

Për këtë arsye, grupi ynë parlamentar do të dorëzojë menjëherë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për këtë çështje për zbardhjen e kësaj afere korruptive për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të korruptuar të regjimit. Me këtë kërkesë do të kërkoj mbështëtjen jo vetëm të deputetëve që janë këtu, por të të gjithë deputetëve. Dhe çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha ndër të tjera Boçi.

Të fundit