Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama ka ndryshuar mbi 50 ministra në 13 vjet", Bardhi: Balluku, simboli më i dukshëm i këtij sistemi keqbërës

"Rama ka ndryshuar mbi 50 ministra në 13 vjet", Bardhi: Balluku,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si burimin kryesor të korrupsionit dhe kriminalizimit të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi i referohet ndryshimeve të shumta të ministrave ndër vite dhe rasteve të përsëritura të skandaleve, ndaj thekson se përgjegjësia politike nuk mund të shmanget më.

Për këtë arsye, ai u bën thirrje qytetarëve të protestojnë më 10 shkurt në orën 17:00.

Postimi: 

S’ka më alibi! Problemi i Shqipërisë ka emër: Edi Rama!
Edi Rama ka ndryshuar mbi 50 ministra në 13 vjet. Por si është sot Shqipëria? Më e korruptuar. Më e kriminalizuar. Më e shtrenjtë. Më e padrejtë. Më e zbrazur.
Belinda Balluku është simboli më i dukshëm i këtij sistemi keqbërës, por nuk është përjashtim. Ajo është simbol i pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës. Dhe ky është i vetmi që nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi!
Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër. Sa herë ka aferë, Edi Rama lan duart dhe bën të paditurin. Ministrat ndryshojnë, degradimi vazhdon, sepse problemi mbetet i pazgjidhur. Ai nuk është emri i radhës së një ministri. Problemi është arkitekti i këtij sistemi: Edi Rama.
Të martën protestojmë kundër Edi Ramës, sepse shqiptarët po paguajnë shumë shtrenjtě çmimin e korrupsionit të tij. Sepse pa ndryshuar kokën, peshku do të vazhdojë të qelbet.
Të martën, datë 10 Shkurt, ora 17:00, Shqipëria flet. Sepse s’ka më alibi

Të fundit