Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama ka nën kontroll drejtësinë”, Berisha: Për një vendim në gjykata, sot duhet të presësh 15-20 vite

“Rama ka nën kontroll drejtësinë”, Berisha: Për

Berisha: Edi Rama, pas kontrollit të plotë të votës së lirë, vendosi në kontroll të plotë, me ndihmën e superspekulantit të planetit, monstrës Xhorxh Soros, sistemin e drejtësisë.

Sot Shqipëria e Edi Ramës ka një drejtësi po aq të kontrolluar dhe shumë herë më të korruptuar se sa drejtësia që kishte Enver Hoxha.

Them të korruptuar në para, se politikisht edhe ajo dhe kjo, janë dy drejtësitë më të korruptuara që ka pasur Europa ndonjëherë.

De facto, Edi Rama vendosi nën kontroll drejtësinë dhe pothuajse e asgjësoi atë për qytetarët shqiptarë.

Për një vendim në gjykata, sot një qytetar i duhet të presë 15-20 vite. Për një dhunim të drejte, në kërkim të të drejtës së tij, sot një qytetar duhet të paguajë ryshfet qimet e kokës për prokurorët dhe gjyqtarët e vetuar nga partia, që nuk kanë ligj e as moral.

Sot shqiptarët janë kombi i vetëm që kanë humbur në mënyrë të tmerrshme të drejtën e një procesi ligjor të drejtë.

Për të sjellë një çështje në gjykim, duhet të paguajnë qimet e kokës ryshfet.

Për të fituar të drejtën, duhet të paguajnë tre herë më shumë.

Të fundit