Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama ka nisur betejë të egër ndaj mendimit ndryshe”, Berisha: Atentati nuk ishte veç ndaj meje, por ndaj opozitës

“Rama ka nisur betejë të egër ndaj mendimit ndryshe”,

Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar sulmin fizik në protestën e 6 dhjetorit si një atentat jo vetëm ndaj tij, por ndaj të gjithë opozitës.

Edi Rama është i vendosur të përdorë çdo pushtet që ka në dorë për të zhdukur, asgjësuar jo vetëm mediat e lira, por edhe opozitën e vërtetë shqiptare.

Akti i tij me datën 6 dhjetor, ishte përpjekja e të verbrit mendor nga urrejtja se si në një moment ku zhurma mund të bëhej më e vogël sipas tij, mund ti jepte një goditje fatale opozitës shqiptare. Ka një debat normal sipas të cilit njeriu i fundit që mund të ishte i interesuar për një akt të tillë është Edi Rama. Në fakt ata që e kanë të sinqertë këtë mendim janë fatkëqinj të mashtruar nga Rama, të cilët marrin normalen për jo normale, dhe jo normalen për normale.

Ju them që nuk ka njeri më të interesuar për atë akt dhe e organizoi vetë ai. Nuk ishte një goditje, atentat, apo sido që ta quajmë kundër Sali Berishës, jo. Ai ishte një përllogaritje diabolike ndaj opozitës shqiptare, e llojit të të jatit të vet për opozitën që guxoi të thërrasë protestën ditën e samitit. Dëshmoi se opozita kishte marrë një nga vendimet më të drejta në historinë e saj, thirrjen e asaj proteste”, tha Berisha në mbledhjen e Kryesisë.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka nisur betejën e egër kundër fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe.

“Qëllimi i dytë i kësaj mbledhje është analiza e situatës politike në vend.

Zhvillimet politike në vend janë tipike për një regjim mafioz, që bazohet në drogën e krimin, që ka vendosur monizmin e plotë, bazuar në vjedhjen e votës së shqiptarëve dhe pasurive të tyre.

Por ky regjim i Edi Ramës, nuk mjaftohet vetëm me votën, nuk kënaqet veç me votën.  Ky ka nisur betejën e egër kundër mendimit ndryshe, qëndrimit opozitar, medieve të lira. Kemi të bëjmë pra me një armik të vërtetë të lirisë në kuptimin më të gjerë të saj. Ju jeni dëshmitarë se çfarë pësoi resorti turistik i presidentit të media grup Hysenbelliu.

Dufet e urrejtjes se një njeri që trashëgon të gjithë shpirtin e zi të babait xhelat, të papërmbajtura e shtynë atë që vetëm dy ditë para samitit të lidervë evropianë ti vendosë 70 kg tritol një resorti të ndërtuar me leje. Të kryejë një akt të cilin ju garantoj se as një ditakturë në prag të samitit të diktatorëve, nuk do ta kryente diktatori këtë”, tha Berisha.

Të fundit