Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama ka transferuar drogë me valixhe diplomatike”, Berisha: Po fsheh shpenzimet e tij

“Rama ka transferuar drogë me valixhe diplomatike”, Berisha: Po

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha për mënyrën se si po fsheh shpenzimet e tij dhe të qeverisë.

Edi Rama ka vendosur të sekretojë shpenzimet e veta, pra të shndërrojë në sekret shtetëror paratë që i harxhon me taksat e shqiptarëve. Ky akt ka precedent vetëm në kohën e Enver Hoxhës dhe paralel sot vetëm në Korenë e Veriut e Venezuelë. Është një akt që ligjëron vjedhjen dhe shpërdorimin e parave publike nga hajduti më i madh që ka pasur ky komb në 113 vite,” – deklaroi Berisha.

Ai kujtoi se “edhe Enver Hoxha, sado diktator, shtëpinë e katërkatëshe e regjistroi pronë shtetërore”, ndërsa sipas tij, Edi Rama “ka bërë 140 udhëtime me avion çarter për pushime e konferenca, dhe akuzohet se përmes valixheve diplomatike ka transferuar miliona euro nga droga, trafiku dhe bitcoin-et”.

Berisha akuzoi Ramën se ka refuzuar komisionet hetimore për këto udhëtime, ndërsa tani “po shpall sekret çdo të dhënë mbi to”.

“Njeriu që hap shishe Romanee Conti me 33 mijë euro në drekat e tij, tani do të fshehë çdo qindarkë që shpenzon me paratë e shqiptarëve. Ai u thotë qytetarëve: ‘Do t’ju vjedh, por ju s’do ta merrni vesh’,” – tha Berisha.

Sipas tij, akti i sekretimit të shpenzimeve bie ndesh me Kushtetutën dhe me çdo normë ligjore e morale të shtetit shqiptar.

“Ky është një apel dhe një kushtrim për çdo qytetar shqiptar që të ngrihen kundër flamurtarit të vjedhjes, që po e çon vendin drejt errësirës totale të transparencës,” – përfundoi ai.

Berisha: Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij.
Të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet, të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Ky akt ka precedent në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha.
Ky akt ka paralel në botë Kim Jong-unin dhe Maduron e Venezuelës.
Ky akt shpall, zyrtarizon, ligjëron vjedhjen, shpërdorimin nga një hajdut- ose hajduti më i madh i këtij kombi në 113 vite.
Ky akt i sekretimit të shpenzimeve bie ndesh me Kushtetutën, me ligjet themelore të vendit.
Njeriu që hap shishe Romanee Conti 33 mijë euro në drekat e tij, kërkon tani të sekretojë shpenzimet.
Njeriu që ka shpenzuar në dy vite 23 milionë euro udhëtime me çarter, 141 udhëtime me çarter për pushime, për vakanca, për konferenca, tani kalon në një akt tjetër që nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës.
Edi Rama u thotë shqiptarëve: do t’u vjedh dhe ju të mos merrni vesh.
Por ky shtet, në vitin 2009, në emër të transparencës, të mbrojtjes të parave të taksapaguesve shqiptarë, ka vendosur shpenzimet e thesarit online.
Dhe kjo ka qenë në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit.
Ky sistem i bën të mundur çdo qytetari të kontrollojë çdo qindarkë që shpenzohet nga taksat e tij të nesërmen e shpenzimit.
Edi Rama vendos të sekretojë shpenzimet e tij vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta dhe familjare të taksave të qytetarëve shqiptarë.
Ky është një apel dhe një kushtrim për çdo qytetar shqiptar të ngrihen kundër flamurtarit të vjedhjes në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

 

Të fundit