Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama, kampion i blofit", Berisha për median italiane: Pakti Romë-Tiranë ka probleme serioze ligjore!

"Rama, kampion i blofit", Berisha për median italiane: Pakti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar për mediat italiane në lidhje me paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e refugjatëve.

Në një intervistë për ‘La Presse’, Berisha theksoi se marrëveshja Romë-Tiranë përballet me probleme serioze ligjore.

“Unë e kam kundërshtuar këtë marrëveshje që nga fillimi për shkak të problemeve të pamohueshme ligjore që lidhen me të drejtat e njeriut. Vendimi i Gjykatës së Romës është padyshim një problem serioz,” deklaroi ai.

Më tej, Berisha akuzoi Edi Ramën si “kampion të blofit” në Evropë, duke theksuar se Rama do të përpiqet të distancohet nga pasojat e kësaj marrëveshjeje duke pretenduar se situata nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Italinë.

Të fundit