Flash News

Ditari i Opozitës

Rama ‘kap’ Bashkinë e Tiranës, Zhulali: Shkeli Kushtetutën dhe autonominë vendore

Rama ‘kap’ Bashkinë e Tiranës, Zhulali: Shkeli

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali ka komentuar urdhrin e fundit të Ramëspër të shkarkuar drejtuesit e Bashkisë së Tiranës.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Zhulali tha se Rama po shkel hapur Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, me ndërhyrjet që po bën në bashki.

Zhulali rikujtoi momentin kur Veliaj i delegoi kompetencat e tij Sara Goxhajt dhe më pas me urdhër të Ramës, këto kompetenca i kaluan Anuela Ristanit.

“Situata është dramatike. Të mendosh që kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është një bashki që administron 500 milionë euro. Ky është një buxhet i madh që duhet të shkojë për të përmbushur nevojat dhe shërbimet e qytetit. Ne jemi në një situatë kaotike në këtë bashki, ku mbretëron paligjshmëria. Me këto lëvizje që ka bërë prej disa muajsh Rama, kemi një shkelje të hapur të Kushtetutës, të ligjit për pushtetin vendor dhe të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Qeveria tashmë, çdo ditë e më shumë, po shfaqet si një shtet i kapur, ku ajo jo vetëm që është mbi çdo institucion, por edhe lehtë i zëvendëson ato. Kjo është një situatë e papranueshme dhe në të njëjtën kohë krijon pasiguri për çdo qytetar dhe biznes në Tiranë. Është fatkeqësi, dhe do të doja të shihja më shumë reagim nga njerëzit, por duket se kjo pasiguri i ka bërë ata më të frikësuar dhe ndjejnë se mund të jenë shënjestër dhe viktima e radhës e çmendurisë së ditës.

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës kemi ngritur disa çështje, dhe një prej tyre është njohja me shkresën ku emërohet Anuela Ristani si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës. Kemi dy shkresa që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën. Së pari, Veliaj nënshkroi një shkresë ku i delegonte kompetencat zonjësRistani, e më pas, përmes mediave, u njohëm me një tjetër shkresë ku kjo kompetencë i kalonte Sarës Goxhaj. Mirëpo, nuk kemi parë asnjë shkresë ku këto kompetenca i kalojnë zonjës Ristani. Kur kemi kërkuar këto shkresa, na është dhënë vetëm shkresa e parë, që do të thotë se shkresa që emëronte Sarën Goxhaj thjesht është grisur. Ky është niveli i paligjshmërisë në Bashkinë e Tiranës, dhe nëse do të kishte organe të drejtësisë serioze, prej muajsh do të kishin shkuar në Bashkinë e Tiranës për të marrë këto shkresa dhe për të kuptuar se kush po drejton bashkinë dhe kush administron 500 milionë euro buxhet.

Tani kemi arritur në “shoën” e radhës të Ramës, ku ai ka lejuar Ristanin të qëndrojë në detyrë, sepse Veliaj refuzon ta mbajë atë në detyrë, dhe ajo është e vetmja që ka një shkresë të firmosur nga Veliaj si kryetare e komanduar, edhe pse kjo shkresë është e paligjshme, sepse ekziston një shkresë tjetër që e hedh poshtë atë. Me sa duket, Veliaj refuzon të komandojë dikë tjetër përveç zonjës Goxhaj, dhe kështu Ristani do të mbetet si një fasadë, ndërkohë që Rama do të marrë vendime për të vendosur nënkryetarët, drejtorët e bashkisë dhe të gjithë administratën”, deklaroi Zhulali.

Të fundit