Flash News

Ditari i Opozitës

Rama “kërcënoi” me mosfinancim të bashkive të djathta, Cara: Nuk i pengon dot

Rama “kërcënoi” me mosfinancim të bashkive të

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, tha se deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me mosfinancimin e bashkive të djathta pas 14 majit, nuk janë asgjë tjetër veç presion për të manipuluar votën.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” , Cara ka sqaruar se grantet që qeveria dërgon në bashki, nuk mund të bllokohen as nga kryeministri, pasi një gjë e tillë është e parashikuar të shpërndahet në kuadër të kontibutit të secilit qytet në buxhetin e shtetit.

Fare. Buxheti i bashkisë përbëhet nga grantet e kushtëzuara e të pakushtëzuara dhe paratë që prodhon vetë. Me paratë që administron vetë bashkie janë më shumë se grantet e qeverisë. Ky është presion që bën Ram për të manipuluar votën, shkelet hapur Kushtetuta.

Paratë që sjell qeveria në Durrës janë detyrim ligjor dhe Rama nuk i pengon dot. Grantet ndahen në bazë të kontributit që bashkia jep për buxhetin e shtetit.

Durrësi ka 13 mijë biznese që paguajnë taksa dhe kemi të ardhura të shumta nga turizmi, sidomos gjatë verës”, Cara.

Cara ka shtuar se 14 maji nuk duhet parë si një garë për ndryshimin e emrave në krye të bashkisë, por të ndryshimit të një filozofie të qeverisjes së qytetit, ku Durrësi nuk duhet të shihet më si pronë e disa njerëzve, por e qytetarëve të cilët paguajnë taksa.

Ai ka folur edhe në lidhje me presionin e bërë nga qeveria ndaj qytetarëve në lidhje me votën, duke i bërë thirrje drejtorëve të mazhorancës të qëndrojnë larg zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se për të tilla akte po mblidhen prova.

Të fundit