Flash News

Ditari i Opozitës

Rama ‘kërcënon’ Salianjin nga Kuvendi: Kujdes, shiko proceset gjyqësore

Rama ‘kërcënon’ Salianjin nga Kuvendi: Kujdes, shiko

Seanca e sotme plenare nisi me debate dhe zhurmë, të cilat u shkaktuan pasi Kuvendi vendosi të miratojë kërkesën për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Portin e Durrësit.

Rama, përpos ofendimeve dhe gjuhës së shurrur që përdori me deputetët e opozitës, lëshoi disa sinjale kërcënimi ndaj Ervin Salianjit. Nga Kuvendi, kryeministri i kërkoi Salianjit të ketë kujdes me proceset gjyqësore që janë hapur ndaj tij.

Ai vijoi më pas të shpërthejë me ofendim ndaj deputetëve demokratë.

DEBATI:

Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke.

Salianji: Po kërcënon?

Rama: Jo s’të kërcënoj fare. Dje kam fituar një proces për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant, që kujton se je si si miza në të ndenjurat e kalit. Ti kujton se je si miza nën të ndenjurat e kalit tërheq karrocën, por qëndrojë nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës. Rri aty. Ke ditë të vështirë, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin se je dhe afër. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.

Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajge qe kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!

Rama: Ju jeni bedela, nuk keni atdhe. S’keni din dhe iman. S’keni flamur, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit që nga 1912 mund të çohen sot këtu që në saba dhe t’i hyjnë për të mira dhe në gëzime me sharje e shpifje me akuza një kompanie që është një kompani më e madhe në botë. Vetëm ju mund ta bëni. Ju ndiqni një krijesë që mbart mallkimin.

 

Të fundit