Flash News

Ditari i Opozitës

Rama kërkoi hetim për Berishën, Meta: Përpjekje banale për të shmangur drejtësinë

Rama kërkoi hetim për Berishën, Meta: Përpjekje banale

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili i bëri thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një konferencë për mediet, Meta tha se e gjitha është një çështje banale dhe një përpjekje e Ramës për të shmangur drejtësinë. Presidenti nënvizoi detyrën e institucioneve për të treguar integritet dhe besueshmëri.

“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale, të cilat tregojnë ndonjë raport shumë të vjetër mes politikës dhe drejtësisë. Aq më tepër nga ajo politikë që do të sillte drejtësinë e re. Mendoj se çdo politikan, kur ka fakte, kur ka akte, ku ka vepra konkrete, për shpërdorim detyre, ka mjafton dokumente e prova që provojnë abuzime në qeverisjen e vendit. Përpjekja për t’i vënë udhëzime nga kongresi i PS dhe se si duhet të bëjnë drejtësinë me regji, nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të shmangur drejtësinë. Është detyra e institucioneve të drejtësisë që tregojnë integritetin dhe besueshmërinë”, tha Meta.

Të fundit