Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama kërkon 'armikun e klasës'”, ish-deputeti: Anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen, as të ankohen

"Rama kërkon 'armikun e klasës'”, ish-deputeti:

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se qeveria dështoi me procesin e rindërtimit dhe se kjo e vërtetë nuk mund të mbulohet me video e projekte 3D.

Ai shkruan në Facebook se e vërteta nuk mund të fshihet më, ndërsa ironizon se anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen si të gjithë të tjerët për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti, as të ankohen për diskriminimin politik që u bën pushteti.

Bylykbashi thekson se e vërteta është që Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj i kanë lënë familjet e dëmtuara nga tërmeti në çadra, në shi, në baltë prej 1 viti.

Postimi i plotë:

Nuk e fsheh dot deshtimin asnje montazh kryeministror, sikunder asnje video me projekte 3D nuk e mbulon dot te verteten e deshtimit te ndertitmit te banesave te demtuara nga termeti i vjetshem.

Si pasardhes i partise qe rremonte ne biografine e njerezve, edhe Edi Rama ne cdo deshmi te vuajtjeve kerkon “armikun e klases” sepse nuk e duron ate qe te thote te verteten e hallit qe e ka zene duke ia nxjerre zbuluar propaganden bajate.

Fakt eshte qe nje vit nga termeti qytetare te qarkut te Durresit jane end‎e ne cadra ku po i ze dimri i dyte.

Për Edi Ramën, anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen si të gjithë të tjerët për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti, as të ankohen për diskriminimin politik që u bën pushteti.

Jo vetëm kaq, por Rama ua fsheh shqiptarëve dëshmitë e tyre me zë dhe me figurë dhe pamjet faktike nga shtëpitë e tyre të rrënuara dhe të pabanueshme.

Fakti është se çuditërisht sa herë që kryetari apo një përfaqësues i opozitës shkon të shohë gjendjen e qytetarëve të mbetur pa strehë, pushteti del të premtojë se punimet fillojnë pas disa ditësh.

E vërteta është kjo: Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj i kanë lënë familjet e dëmtuara nga tërmeti në çadra, në shi, në baltë prej 1 viti.

Pas 1 viti, ata s'kanë asnjë rezultat konkret, por vetëm premtime: të njëjtat premtime fallso dhe bajate që u ofrojnë qytetarëve me lugën bosh të propagandës. E verteta nuk fshihet

 

 

"Rama kërkon 'armikun e klasës'”, ish-deputeti:

"Rama kërkon 'armikun e klasës'”, ish-deputeti:

"Rama kërkon 'armikun e klasës'”, ish-deputeti:

"Rama kërkon 'armikun e klasës'”, ish-deputeti:

Të fundit