Flash News

Ditari i Opozitës

Rama ‘lëshon gojën’ me kavajasit/ Berisha: Banalitet dhe fjalor alla alabak!

Rama ‘lëshon gojën’ me kavajasit/ Berisha: Banalitet dhe

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar pas fjalorit që ka përdorur kryeminsitri Edi Rama në një takim me banorët e Kavajës.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka postuar videon kur Rama ofendon banorët e Kavajës.

Ai iu drejtua kavajasve me pyetje perverse dhe në kontekst seksual, të tipit: “Pse e doni gjithmonë mbrapsht”?

“Luzi e di drejtimin, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s’e kuptoj?”, iu drejtua Rama, kavajasve.

Në reagimin e tij kreu demokrat Berisha shkruan, “banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta”.

Postimi i plotë:

Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta.

Kësaj i thonë fushatë?!

Dëgjojeni sipas dëshirës! #sb

 

Të fundit