Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama licenson krimin e organizuar në Portin e Durrësit", Bylykbashi: Normaliteti në Kuvend është i pamundur

"Rama licenson krimin e organizuar në Portin e Durrësit",

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka theksuar se nuk mund të ketë normalitet në Kuvend në një kohë kur në Portin e Durrësit janë mbërritur konteinerët me mbetje toksike.

Ai kërkoi që i gjithë zinxhiri komandues i Portit të përballet me drejtësinë, duke akuzuar institucionet për lejen që i kanë dhënë këtij operacioni, të cilin e quajti rezultat të politikës dhe situatës në parlament.

Bylykbashi e cilësoi Portin si një vatër të krimit të organizuar, të mbështetur nga kryeministri Rama dhe individë që përfaqësojnë marrëdhënie kriminale. Ai nënvizoi se mosbindja civile do të vazhdojë, duke kundërshtuar normalitetin në një kontekst ku zgjedhjet janë të manipuluara nga krimi i pushtetit.

Të fundit