Flash News

Ditari i Opozitës

Rama: LSI, forcë përcaktuese e qeverisë së re edhe në këto zgjedhje

Rama: LSI, forcë përcaktuese e qeverisë së re edhe në
Në foto/ Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, u shpreh i bindur se edhe këto zgjedhje forca e tij politike do të jetë përcaktuese e mazhorancës së re.

I pyetur nëse LSI është gati për zgjedhjet, Rama tha se janë gati prej shumë kohësh dhe se 25 prilli nuk është thjesht çështje rotacioni politik, por kapitull mbyllës i një qeverisje abuzive.

“Kemi qenë gati shumë kohë më parë dhe padyshim që po punojmë për të sfiduar jo thjesht ambicien tonë, por një realitet. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë zgjedhjet e radhës për të bërë rrotacionin politik, por janë një moment përgjegjësie ku qytetarët do duhet të shprehin vendosmëri dhe ndjenjë të lartë angazhimi qytetar për të mbyllur një kapitull të qeverisjes abuzive, korruptive. Jemi në fazën ku qytetarët do të bëjnë gjykimin dhe do të vendosin për ndryshimin.

 LSI do të jetë gjithmonë, do të jetë edhe në këto zgjedhje forca përcaktuese e mazhorancës së re. Do të jetë forca që do të inspirojë një qeverisje për qytetarët dhe në funksion të qytetarëve. Ne nuk e bëjmë llogarinë thjesht dhe vetëm cfarë do të bëjë LSI, por i gjithë fronti opozitar që do të fitojë zgjedhjet.
Për mazhorancën e re të qytetarëve dhe të opozitës si institucioni, zëdhënës, i interesit të tyre dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve”,
tha Rama Rama.

Të fundit