Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rama mashtron me statistikat e shëndetit, Vokshi: Qindra pacientë nuk marrin dot kurat e nevojshme

Partia Demokratike e akuzoi kryeministrin Edi Rama me fakte dhe statistika të qarta se ai po mashtron edhe me statistikat e shëndetit të qytetarëve duke u tallur e duke qeshur me ta.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi para mediave sot se edhe zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë nuk i besojne sistemit të ngritur nga Edi Rama dhe solli në vëmendje rastet kur edhe vetë ish-ministri Ilir Beqaj zgjodhi privatin, edhe Edi Rama, edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, edhe Vilma Nushi, edhe oligarkët e të pasurit.
Deklarata:
Por sot Edi Rama duhet të shkonte të repartin e onkologjisë, ku qindra pacientë nuk marrin dot kurat e nevojshme e nuk kryejnë dot kimio dhe radioterapinë. Një audit i fundit i KLSH jep fakte tronditëse: qindra gra e paciente nuk marrin dot kurat e nevojshme në risk për jetën. Sepse për onkologjikun shkon vetëm 7% e buxhetit te QSUT.|
Ndiqni më poshtë deklaratën e plotë: "Sot Edi Rama vërtetoi edhe një herë që është ai ideatori dhe urdhëruesi i skemës korruptive të inceneratorëve të shëndetësisë, në rastin konkret të Sterilizimit. E patë se si përmesa shakave e batutave, duke mos respektuar as ambjentin e as pacientët e aq më pak stafin, mbrojti krimin e tij?
Çifti Rama – Manastirliu u pa sot te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, për të mbrojtur një krim, krim i cili ka sjellë jo vetëm kosto financiare duke i shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit, por edhe kosto të lartë shëndetësore, humane.
Para disa ditësh, së bashku me deputetë dhe Departamentin e Shëndetësisë bëmë në ekspoze të inceneratorit të shëndetësisë: koncesionit të sterilizimit.
Bëmë publikë shkresat me firmën e Ilir Beqajt, jo më pak se 11 herë ka firmosur Ilir Beqaj me miratimin e Edi Ramës në procedurën e fillimit por edhe të prokurimit të koncesionit. Asgjë nuk e shpëton dot Ilir Beqajn. Ai mban firmën kudo edhe në implementimin e koncesionit që vendosi tja jepte shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili krijoi pasi ishin rënë dakort një kompani me 1 punëtor (veten) dhe me 1000 Euro kapital, që nuk plotësonte asnjë kriter.
Publikuam shkeljet e rënda si në procesin:
e hartimit të dokumentacionit (studim fisibiliteti fiktiv, s’ka analizë kosoto efektivitet)
e tenderimit, ku u vlerësua oferta më e lartë që i shkaktonte humbje më shumë se 2.4 mln ne vit Buxhetit të Shtetit dhe 25 mln euro në 10 vjet
Shkeljet në kontratën e firmosur nga Beqaj, i cili i ka falur edhe shpenzimet për drita e ujë e gaz mikut të tij, Ilir Rrapaj duke ua kaluar këto shpenzime spitaleve rajonale.
Opinioni publik është njohur me urdhërat për ndërprerjen e ndërhyrjeve në spitale në mes të muajit, që ka sjellë shqetësime e probleme shëndetësore e mbase edhe me jetë të pacientëve.
Shumë familje i janë drejtuar privatit, në pamundësi për të bërë ndërhyrjet e planifikuara në shtet, duke harxhuar edhe paratë e fundit ose duke marrë borxhe apo kredi. Në fund të fundit, ky ka qenë edhe është interesi i Ramës, private, oligarku, jo publiku.
Kontrata e konçesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale nuk ka një çmim tavan kjo pasi marrëveshja PPP-je e projektuar dhe firmosur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj përcakton financim të konçesionarit bazuar në numrin e seteve që kërkohen në sallat kirurgjikale në spitalet e Tiranës dhe spitalet rajonale. Pra sa më shumë sete kirurgjikale përdoren aq më tepër rritet fatura.
Kjo kontratë monitorohet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave Shëndetësore (drejtori në varësi të FSDKSH) për të spitalet Universitare të Tiranës dhe për spitalet e tjera rajonale kontrata monitorohet nga Drejtoritë Rajonale të FSDKSH. Përveç kontratës me shumë probleme dhe në favor të konçesionarit, problem ngelet monitorimi i saj nga ana e paguesit. Në shumicën e rasteve nuk ka monitorim fare por vetëm pagesa sipas kërkesës së konçesionarit. (Evidentuar nga KLSH). Pra sa më shumë sete kirurgjikale përdoren aq më tepër rritet fatura.
Vetë stafet mjeksore deklarojnë se në operacione të caktuara kërkohet hapja e dy ose më shumë seteve kirurgjikale për të njëjtin grup instrumentash kirurgjik që do duhet të ishin brenda një seti të vetëm, bazuar në tipologjinë e operacionit dhe shkallën e kompleksitetit të tij. Nga kjo rezulton se për një operacion Fondi i paguan konçesionarit dy apo trefishin e një kompleksiteti, pra për një operacion FONDI mund të paguaje edhe 1 milion lek të vjetra për sterilizimin për një operacion.
Në shumë raste, mjekët shprehen se për të bërë një ndërhyrje mund tju duhen vetëm disa nga veglat e një seti por ata janë të detyruar të hapin të gjithë setin dhe për pasojë FSDKSH paguan të gjithë setin, dhe kjo vlen edhe për ndërhyrje shumë të vogla.
Shpesh, duke abuzuar, përdoren sete me intensitet më të lartë për ndërhyrjet duke shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit. KLSH ka evidentuar raportin e fundit të Auditit për 2021, rreth 25 mijë ndërhyrje ku janë përdorur sete të tjera nga ato që nevojitëshin.
T’i kthehemi pretendimeve të Ilir Beqajt e të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirlliut:
1. “Nga zbatim i kësaj kontrate rezulton se ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve që i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale është ulur me rreth 1,8 ditë”. Edhe në një artikull të porositur Ilir Beqaj shprehet se “Zbatimi i sukseshëm i kësaj kontrate në vite ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeskioni spitalor dhe të ulet me të paktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.
Ndërkohë, nga të dhënat e FSDKSH, nga të dhënat e këtij institucioni që monitoron dhe kontratën e SaniService si dhe në raportet vjetore të këtij institucioni, rezulton së ditëqëndrimi mestar në vitin 2015 në Spitalet Rajonale është 4.0 dhe në spitalet Bashkiake është 4.6 ditë.
Në vitin 2022 Ditëqëndrimi mesatar për Spitalet Rajonale rezulton 4.2 (pra me rritje) dhe më e theksuar rritja rezulton në Spitalet Rajonet Berat, Elbasan, Shkodër dhe Durrës.
I njëjti fenomen vërehet edhe në Spitalet Universitare ku në vitin 2022 ku numri i ditë qëndrimit mesatar krahasuar me 2020 ngelet i njëjtë (me 3.8 ditë) dhe për tu theksuar rezulton se për Spitalet “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalin Universitar të Traumës kemi rritje të ditë qëndrimit mesatar respektivisht në vitin 2021 dhe 2022.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38