Flash News

Ditari i Opozitës

Rama mbrojti burrin e Xhaçkës, Shehaj thirrje drejtësisë: Nisni hetimet, i dha pronën publike në përdorim

Rama mbrojti burrin e Xhaçkës, Shehaj thirrje drejtësisë:

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën, pasi bashkëshorti i saj Artan Gaci mori statusin e investitorit strategjik.

Në fjalën e tij sot para gazetarëve, kryeministri tha se ai është nga ata që mbështet investitorët shqiptarë dhe se në rastin konkret bëhet fjalë për një pronë private, që si çdo shqiptar tjetër ka marrë në shfrytëzim një pjesë të plazhit në Dhërmi.  

Në një postim në Facebook, Shehaj shkruan se Rama dhe Xhaçka shkelën haptas Kushtetutën dhe ligjin, ndaj i ka bërë thirrje drejtësisë të nisë hetimet për këtë rast.

‘’Rama pranon se, veç të tjerave, i ka dhënë ministres së tij Xhaçka, pronën publike në përdorim.

Rama dhe Xhaçka shkelën haptas Kushtetutën dhe Ligjin.

Drejtësia duhet të tregojë se në një vend ku sundon ligji, Kryeministri dhe ministrat nuk janë të paprekshëm”, shkruan Shehaj.  

Të fundit