Flash News

Ditari i Opozitës

Rama mbron Ballukun duke transformuar te vertetat, Bardhi: Pranoi se ai është palë në procesin gjyqësor të Belinda Ballukut

Rama mbron  Ballukun duke transformuar te vertetat, Bardhi: Pranoi se ai

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi ndaj video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, që shpjegoi se Opinioni i Venecias dhe Gjykata e Strasburgut ndalojnë pezullimin e një ministri nga detyra prej Gjykatës.

Bardhi e cilësoi kryeministrin si gënjeshtar dhe përpjekja e tij e sforcuar për të bërë avokatinë e të pandehurës Belinda Balluku, sipas deputetit, tregon se Rama është edhe vetë palë në këto afera.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

“7 minuta e 38 sekonda foli Edi Rama, në një përpjekje të sforcuar për të justifikuar avokatinë e paprecedent të të pandehurës Belinda Balluku, që e mban peng me aferat e përbashkëta korruptive.

Por, ndërkohë që shqiptarët prisnin sot t’iu thoshte se në cilin opinion të Komisionit të Venecias apo vendim të Gjykatës së Strasburgut thuhej se ministri nuk mund të pezullohej nga detyra, siç shpalli dje nga podcasti “Flasim me vete”, ai u hodh me akuza dhe sharje ndaj opozitës që cmontoi gënjeshtrat e tij këmbëshkurtra me “Venecia” dhe “Strasburg”, që në fakt thoshin ekzaktësisht të kundërtën e asaj që kishte deklaruar me krenarinë e njeriut shkollëpak, leximhic dhe i marrë peng.

Risia e të folurës vetmevete ishte se Edi Rama pranoi se ai është palë në procesin gjyqësor të Belinda Ballukut, njësoj siç është palë në aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë.

 E në këtë kuptim, Edi Rama ka të drejtë që prokurori i SPAK dhe gjyqtari i GJKKO duhet ta thërrasin herës tjetër si palë në korrupsion krah për krah me të pandehurën Belinda Balluku”.

Rama mbron  Ballukun duke transformuar te vertetat, Bardhi: Pranoi se ai

 

Të fundit