Flash News

Ditari i Opozitës

Rama mbylli konferencën pas pyetjes për Ballukun, Berisha: Forma më staliniste e kontrollit mbi medien

Rama mbylli konferencën pas pyetjes për Ballukun, Berisha: Forma

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar veprimin e Ramës në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE, pasi u pyet për hetimet ndaj Ballukut.

Berisha deklaroi nga mbledhja e grupit të PD, se ky ishte një kontroll i tmerrshëm ndaj mediave, forma me staliniste. Kryedemokrati e cilësoi si konferencën më të turpshme në histori, pas momentit kur Rama u largua për të shmangur pyetjet për Ballukun.

“Shqipëria përjeton një krizë politike të paprecedentë. Por para se të ndalem në këtë analizë, do të informoj shqiptarët për shkallën e tmerrshme dhe kontrollin e tmerrshëm mbi mediat që Noriega apo Ramaduro i Tiranës ka vendosur në Shqipëri.

Pas skandalit të tunelit të Llogarasë, lëshimit, firmosje së aktakuzës dhe marrjes të pandehur të numrit një e gjysmë pas Edi Ramës, Lubi Ballukut, pas përplasjeve në pallatet e krimit, pallatet e pushtetit, sot Ramaduro del para medieve dhe nuk guxon asnjë gazetar, asnjë gazetare t’i bëjë pyetjen më të vogël për Lubinë, për tunelin e Llogarasë, për vjedhjen e tmerrshme që u kanë bërë shqiptarëve.

Për ta diferencuar, Ambrozias i ka hequr akreditimin apo vizën dhe nuk e lejojnë të hyjë si përfaqësuese e televizionit armik në konferencat e shtypit të tij.

Në të gjithë historinë e konferencave të shtypit në 32 vite, kjo është konferenca më e turpshme që tejkalon çdo lloj konference tjetër.

Shikoni se çfarë kontrolli të tmerrshëm. Se si ka arritur ai të detyrojë pronarët e medieve, gazetarët, drejtorët, që të paraqiten në konferencë shtypi pas një superskandali të tillë dhe të mos guxojnë t’i bëjnë një pyetje të vetme.

Nuk ka aktakuzë më të rëndë se kjo.Nuk ka formë më staliniste, më naziste, më ekstremiste kontrolli mbi median se sa kjo. Si mundet?

Kur mediat e botës, kur shqiptarët në çdo votër diskutojnë ditë e natë për çdo problem, gazetarët në konferencë shtypi nuk guxojnë t’i bëjnë kryenarkosit të Shqipërisë një pyetje për një superskandal që përbën vjedhjen jo të 50, 50 janë në letër, në fakt janë 90 milionë euro në tunelin e Llogarasë”, deklaroi Berisha.

Të fundit