Flash News

Ditari i Opozitës

Rama në Prishtinë, Berisha: Të mos njohësh gjenocidin është tradhti kombëtare. Do të heqim taksën e "Rrugës së Kombit"

Rama në Prishtinë, Berisha: Të mos njohësh gjenocidin

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vizitën e qeverisë Rama në Prishtinë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy kabineteve. Sipas Berishës, nëse kryeministri shqiptar do të kishte respekt për qytetarët e Kosovës, do të njihte gjenocidin serb.

Teksa bëri një panoramë të agresionit serb në Kosovë, Berisha shtoi se t’i mohosh këto është si të shkelmosh mbi viktimat. Kryetari i PD-së, nënvizoi se qytetarët presin marrëveshje për dy shtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës. Berisha premtoi se sapo PD të vijë në pushtet, do të heqë taksën e "Rrugës së Kombit".

“Edi Rama dhe kabineti i tij ndodhet në Kosovë. Normalisht çdo mbledhje e përbashkët, është akt që duhet përshëndetur. Mirëpo Rama në qoftë se do njihte minimumin e respektit, vuajtjen e sakrificën e qytetarëve të Kosovës, do të shkonte kësaj radhe duke pas njohur gjenocidin serb. Janë 1400 vogëlushë, të cilët u vranë për fajin e vetëm se kishin prindër shqiptarë.

Mendoj se në këtë aspekt, mohimi që ai i bën gjenocidit ciklik serb në Kosovë që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 e përfundon me operacionin Patkoi, është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin, për ndërgjegjen e tij kombëtare, por edhe për vlerat, qytetarinë e tij.

Ti mohosh këto, është njëlloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre. Kur këta janë shqiptarë kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar sot para jush por zgjodha vetëm këtë sepse dhe marrëveshjet, unë e ndoqa, recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.

Në një kohë kur qytetarët presin marrëveshje dy shtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët. Por këtë krahas njohjes së genocidit kjo do jetë marrëveshja e parë përvec heqjes së taksës së Rrugë së Kombit që do firmoset nga qeveria e ardhshme e PD”, tha Berisha.

 

Të fundit