Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama meriton më shumë se një kallëzim penal", Basha: Situata ka kaluar në kolaps

"Rama meriton më shumë se një kallëzim penal",

Teksa ka folur sërish për planin me 5 pika të propozuar nga PD, lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë, Lulzim Basha ka përmendur deklaratën e tij se Rama do të mbajë përgjegjësi penale.

Sipas liderit të opozitës, kryeministri meriton më shumë se sa një kallëzim penal dhe se do vijë dita që do të japë përgjegjësi për të gjitha veprimet e tij.

"Ai meriton më shumë se kallëzim penal. Por nuk është ky lajmi. Nëse kjo sot, nesër në Shqipëri do të mbahet përgjegjësi. Shqiptarët kanë nevojë sot për ndihmë. Ju lus që të bëni gjithçka që ju takon sot. Situata ka kaluar në kolaps", theksoi demokrati.

“Po i ripërsëris dhe një herë planin me 5 pika dhe t’i vërë gishtin kokës. Ky njeri i ka këto para, por ka zgjedhur që ato t’ja japë oligarkëve. S’do lodhem duke paralajmëruar Edi Ramën se çdo jetë do të humbet për shkak të neglizhencës së tij.

Çdo vuajtje që do iu shtohet shqiptarëve për shkak të korrupsionit e babëzisë së tij, unë e konsideroj si kryerat i PD, si vepër penale, sot dhe nesër deri sa ta vë para përgjegjësisë. Edhe internimi, dëbimi nga Shqipëria se zgjidhin problemin. Sot mjekët nga brenda Covid-eve thonë se kapaciteti i dy spitaleve është i ezauruar.

Ajo që kemi paralajmëruar po ndodh në këto momente që po flasim. Po rritet numri i të infektuarve, pasi s’ka marrë asnjë masë. Mjekët janë jashtë loje. Shtimi urgjent i testimeve, me të paktën 2500 testime në ditë është një nga masat”, tha Basha.

Të fundit