Ditari i Opozitës

Rama mohoi akuzat, Basha i përgjigjet: Vazhdon të gënjejë dhe t'i ikë përgjegjësisë, të pranojë hetim të plotë

Rama mohoi akuzat, Basha i përgjigjet: Vazhdon të gënjejë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur shefit të qeverisë Edi Rama, duke theksuar se mashtrimi me shifrat e viktiamve nga covid është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Përmes një video-mesazhi, Basha thotë se Rama i ka braktisur shqiptarët, ndërkohë që qytetarët po vdesin përditë, spitalet po kolapsohen, biznesi po falimenton dhe varfëria dhe papunësia po rriten.

Kryedemokrati i ka bërë thirrje Ramës të pranojë hetim të plotë, nëse nuk ka asgjë për të fshehur.

Deklarata e plotë:

Shqiptarët prisnin sot përgjigje.

Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t'i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë.

Njerëzit po vdesin përditë.

Spitalet po kolapsohen.

Biznesi po falimenton.

Varfëria dhe papunësia po rriten.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19. Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.

Pak ditë më parë Basha nxori të dhëna të morgut, ku numri i viktiamve nga covid nuk përputhej me atë që ishte raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ai kërkpi hetim për këtë çështje, ndërsa akuzoi qeverinë se po fsheh të vërtetën.

Kryeministri Edi Rama reagoi pasditen e sotme, duke mohuar gjithçka dhe  cilësuar mashtrime për të ardhur në pushtet.

 

 

 

 

Ditari politik

Të fundit