Flash News

Ditari i Opozitës

Rama mungon në Kuvend, ironizon Korreshi: Mos ka filluar punë infermier si Baromi

Rama mungon në Kuvend, ironizon Korreshi: Mos ka filluar punë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Korreshi pyet me ironi nëse Rama ka filluar punë të dytë si infermier pasi u zbulua se presidenti Begaj paguhej si mjek në një klinikë private, ndërsa i ka kërkuar Ramës ti kthejë përgjigje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mbi Gjykatën Speciale për qëndrimet që ka mbajtur.

Marr shkas nga fjalimi mallëngjyes i ministrit që na kujtoi e na bëri hero, Skënderbe kryeministrin, por dhe kryetarit të grupit që na kujtoi disa lojtarë të mirë serb… Kryeministri ku është? Mos ka filluar punë të dytë infermier pas Baromit?Dhe e dyta: ti kthejë përgjigje kryeministrit të Kosovës mbi Gjykatën Speciale për qëndrimet që ka mbajtur, sepse po e pyet ai që andej.”- tha Korreshi.

Të fundit