Flash News

Ditari i Opozitës

Rama në Athinë, PD: Kryeministri largoi shqiptarët nga atdheu, të pritet me protesta

Rama në Athinë, PD: Kryeministri largoi shqiptarët nga atdheu,

Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha, duke komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, deklaron se ky është turi i turpit.

 Hoxha thekson se kryeministri është ai që largoi shqiptarët nga atdheu, ndaj dhe duhet që të pritet me protesta.

Fjala e sekretarit për Diasporën në PD Indrit Hoxha:

Turi i Edi Ramës në Diasporë, pasi dështoi me sukses Samitin e Diasporës në Tiranë, është kujtesa për të gjithë shqiptarët, këtu dhe në botë, se ky njeri nuk ka turp dhe nuk ndalet para asnjë turpi për pushtetin personal.

I zhvendosur me një shpurë ministrash e kryetarë bashkish nëpër kryqytetet e Europës, si të ishte një mbret oriental, Rama shkon të takojë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë me djersën e ballit, në ballë të atyre që jetojnë pa punë, por me hajdutëri.

Partia Demokratike u kujton shqiptarëve të diasporës se ky tur me para publike, me taksat e familjarëve që kanë në atdhe, bëhet jo për emigrantet, jo për shqiptarin e punës dhe të sacrifices, që ka marrë rrugët e botës, por per vota dhe për pushtetin e Ramës dhe Rilindjes.

 

Në këtë tur që e nis nga Athina, Rama shkon për tu kërkuar emgrantëve që ata dhe familjet e tyre në Shqipëri të votojnë për të, edhe pse ai nuk iu lejon të votojnë. Nuk i lejon dyfish: atyre në diapsorë nuk u jep të drejtën e votes, dhe atyre në Shqipëri ose u blen, ose ua vjedh ose ua manipulon votën.

Të fundit