Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Rama në Athinë përdori administratën për të bërë show politik

Salianji: Rama në Athinë përdori administratën për

Deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama dje me shqiptarët në Athinë.

Gjatë takimit me demokratët e Durrësit, Salianji tha se Rama u detyra të merrte bashkiakët, drejtorët dhe administratën nga Shqipëria, ndërsa shtoi se eshtë kriminale të përdorësh administratën për të bërë show politik.

Salianji: Kemi një qeveri e cila ka shfrytëzuar përcarjen tonë për ta varfëeruar vendin.

E patë sot se cfarë ndodhi në takimin në Athinë. Për cfarë shkuan atje kryetarët e bashkive? Drejtuesit e administratës publike, banditët që i shërbejnë Ramës si këtu si atje?

Fytyrat e tyre janë shkaktarë që kanë përzënë familjarët tuaj, fëmijët, që me kontributin e tyre në vjedhje e korrupsion në administratë, në padrejtësitë që bëjnë në cdo cep kanë bërë të mundur që thuajse 700 mijë shqiptarë sipas Eurostat të largohen nga Shqipëria.

Nga ata shqiptarë që kanë ikur, në Athinë e patë se si Rama u detyra të merrte bashkiakët, drejtorët dhe administratën nga Shqipëria. Është kriminale të përdorësh administratën për të bërë shoë politik.

 

Të fundit