Flash News

Ditari i Opozitës

Rama në Britani/ Blushi: Duhet t’u kërkonte falje të rinjve, i detyroi të kalonin “La Manshin” me gomone

Rama në Britani/ Blushi: Duhet t’u kërkonte falje të

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Britani, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka risjellë në vëmendje, plagën e shoqërisë shqiptare, emigrimin.

Blushi thotë se kryeministri sot duhet t’u kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve që i detyroi të iknin dhe të rrezikonin jetën duke kaluar La Manshin me gomone.

“Sot në Britaninë e Madhe, Edi Rama duhet të ulte kokën dhe t’u kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve, që i detyroi të iknin dhe të rrezikonin jetën duke kaluar La Manshin me gomone. Sot ai duhet t’u kërkonte ndjesë prindërve, që me politikat e tij kundër të rinjve, i ndau nga fëmijët e tyre.

Edi Rama dhe Qeveria e tij janë shkaktarët kryesorë të humbjes së perspektivës të të rinjve sepse nuk u ka krijuar asnjë mundësi reale për të jetuar në Shqipëri, për t’u punësuar dhe kualifikuar, për t’u ndjerë të sigurt dhe për të krijuar edhe familjet e reja këtu.”, shkruan Blushi në Facebook.

Blushi ndër të tjerash shkruan se Rama është përgjegjës për shpopullimin dramatik të Shqipërisë

Edi Rama është përgjegjës për shpopullimin dramatik të Shqipërisë! Asnjë vend tjetër europian nuk ekziston në 10 vendet e para të botes për kërkim azili të paligjshëm.

Fatkeqësisht, vetëm për faj të Edi Ramës, këtij shpresëvrasësi të të rinjve shqiptarë, Shqipëria është vendi i parë në botë për numrin e azilantëve të paligjshëm duke lënë pas vetëm vende, që janë në konflikte civile dhe luftëra!14 Maji është dita më e afërt për ta ndëshkuar!”, perfundon Blushi teksa bën thirrjen: BashkëFitojmë!

Të fundit