Flash News

Ditari i Opozitës

Rama në Dibër, Berisha: Nuk foli për Skavicën, ky projekt do u kushtojë shqiptarëve 1 miliard euro

Rama në Dibër, Berisha: Nuk foli për Skavicën, ky projekt do

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama sot në Dibër.

Nga tubimi qytetar që mbahet si çdo mbrëmje poshtë banesës së tij, Berisha tha se Rama nuk guxoi të flasë për projektin e Skavicës, që sipas tij përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, do u kushtojë shqiptarëve 1 miliard euro.

Berisha: Sot, kreu i regjimit ishte në Dibër.

Atje foli për opozitën, por nuk foli një fjalë për Skavicën.

A e dini o miq se Skavica përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, përveçse shpërngul nga Dibra dhe Shqipëria mbi 20 mijë banorë, do peshojë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, do rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro.

Kostoja për ndërtimin e Skavicës, nga 360 milionë u rrit në 500 dhe ka përfunduar në 1 miliard.

Asnjë pushtues barbar nuk do mund të sillej në këtë mënyrë ndaj qytetarëve të vendit të pushtuar.

Ai e bën sepse qytetarët për të janë për t’u vjedhur, janë për t’u mashtruar, janë për t’u përzënë nga vatrat e tyre.

Të dashur miq, ai e bën këtë se ky vend nuk ka drejtësi, sepse ai drejtësinë e ka shndërruar në një seksion të partisë së tij të krimit.

Seksion i cili ndëshkon vetëm ata që i përcakton Edi Rama.

Ai e bën këtë sepse ai edhe kur korrupton kryezbuluesin e SHBA, kur faktohet se ka hequr licenca dhe dhënë licenca në akt korruptiv ndaj tij, se i ka dhënë 225 mijë dollarë, përsëri për të nuk ka drejtësi.

Drejtësia nuk ekziston, drejtësia ekziston vetëm në SHBA.

Atje ai dënohet, McGonigal dënohet me rreth 3 vjet, kurse Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët me një cinizëm ekstrem.

Vazhdon t’i vjedhë ata, t’i mashtrojë ata, t’i përzërë ata nga vendi.

Të fundit