Flash News

Ditari i Opozitës

Rama në Prishtinë, Berisha: Po shkon për të rrëzuar qeverinë Kurti. Paralajmërimi

Rama në Prishtinë, Berisha: Po shkon për të rrëzuar

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij sot në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kryedemokrati thotë se Ramës i është ngarkuar nga Beogradi detyra për të rrëzuar qeverinë Kurti, pasi ky i fundit kundërshton fuqishëm “Ballkanin e Hapur”.

Sipas tij, Kurti po mbron interesat e kombit shqiptar, të BE-së dhe NATO-s në Rajon. Ndërsa dënon “misionin” e Ramës në Prishtinë, Berisha i bën thirrje kryeministrit shqiptar që të heqë dorë nga skenarët serb kundër qeverisë së Kosovës.

“Konkretisht, duket se Edi Rames i eshte ngarkuar detyra ne nje akt te ri antishqiptar, te punoje ngushte me albanofobe e serbofile ne Kosove per rrezimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qendrimet konsekuente kunder projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuence interesat e kombit shqiptar, por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon.

Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroje vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç, te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Rama në Prishtinë, Berisha: Po shkon për të rrëzuar

Të fundit