Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Rama në Selanik, Berisha: Udhëton si armik i kombit shqiptar
Gjatë fjalimit të tij, kryedemokrati Berisha akuzoi Edi Ramën se, kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar sepse sepse ai e ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj.
Berisha: Sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’.
Dua të përshëndes këtu në emrin tuaj, ata protestues, djem, vajza, burra e gra, guximtar që ja plasën në fytyre Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët.
Tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Ndaj dhe protestuesit në Selanik i zunë derën Çubrilloviçit dhe tek hipte në makinë i bërtisnin; Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon.
Miqtë e mi!
Edi Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen.
Ai udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj.
Edi Rama udhëton si një armik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse ai ka rikthyer në Shqipëri, burgosjet dhe burgjet politike.
Sot ky Pilat, përpiqej të lante duart dhe u thoshte emigrantëve se po të kisha unë pushtet mbi drejtësinë nuk arrestonte njerëz të PS. Mendon ky dritëshkurtër, hipokrit se shqiptarët nuk e dinë se, Enver Hoxha arrestoi njëri pas tjetrit çdo bashkëpunëtor, për çdo dyshim si armik të tij.
Përkundrazi kjo fakton kontrollin e tij të plotë mbi falangat e krimit të prokurorisë speciale, mbi Dumanin, këtë mercenar pa moral, pa ligj, këtë skllav të krimeve të tij dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale.
Edi Rama udhëton i damkosur kudo sepse në këtë vend të bekuar, në këtë vend që po ecte shpejt në rrugën e begatimit, në rrugën e ligjit, ai zgjodhi drogën, zgjodhi krimin, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë për ta rrënuar atë.