Flash News

Ditari i Opozitës

Rama në vilën e Enver Hoxhës, si kthim dy herë në vendin e krimit

Rama në vilën e Enver Hoxhës, si kthim dy herë në

Nga Belind Këlliçi

Rama në vilën e diktatorit, si kthim 2 herë në vendin e krimit!
Edi Rama u shfaq sot tek Vila e Diktatorit, babait të tij politik Enver Hoxha, si kthim 2 herë në vendin e krimit, të krimit historik që bijtë e etërve nuk e dënuan kurrë, dhe krimit aktual, pasi pikërisht metodat e tij tinzare dhe njerëzit e tij të infiltruar në marshimin tonë, nxitën flakën mbrëmë.

Ishin ata që inskenuan e mashtruan për një çast protestuesit duke u thënë se aty strehohej dhe ishte prezent Edi Rama. Çka ndodhi më pas, është shprehja e ndjenjës që njerëzit kanë për kryeministrin më të korruptuar në Europë. Shfaqja sot atje e Ramës ishte për të korrur frytet e asaj që mbolli vetë.

Ndërkohë PD po punon për të gjetur dy “zjarrvënësit e Edi Ramës”, mes turmës, për të cilët ka dëshmi të shumta.
Në çdo protestë të PD, ka civilë të shërbimeve që kryeministri e Proda i tij i përdorin për të dëmtuar kauzën e drejtë të qytetarëve.
Deklaratat e dëshpëruara sot, fyerjet e sulmet përçarëse të Ramës nuk pinë më ujë.
Të gjithë e njohin portretin e tij të vërtetë që është gjysma-gys e gjysma belë, krim dhe korrupsion.

Dhe një gjë është e qartë. Turpin dhe njollën Shqipërisë ja vendos ti që e vjedh atë në çdo tender e pasuri publike, jo ata që protestojnë kundër krimit e korrupsionit. Qytetarët e demokratët që po protestojnë po i shpëtojnë nderin vendit.

Të fundit