Flash News

Ditari i Opozitës

Rama në Vlorë, Shehaj: Pamja me Afrim Qëndron në krah të djathtë është ilustrimi i abuzimit dhe pandëshkueshmërisë

Rama në Vlorë, Shehaj: Pamja me Afrim Qëndron në krah

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar lidhur me takimin që kryeministri Edi Rama  zhvilloi sot në Vlorë.

Përmes një postimi në profilin zyrtar, Shehaj thotë se pamja e Edi Ramës sot në Vlorë me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisjeje; abuzim i pushtetit, grabitje e parave të shqiptarëve dhe pandëshkueshmëri.

Ai ngre pyetjen se pse shqiptarët duhet t’i japin një mandat të tretë, ndërsa shton se pasuria dhe pushteti e kanë bërë kryeministrin arrogant.

Postimi i plotë:

Pamja e Edi Ramës sot në Vlorë me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisjeje; abuzim i pushtetit, grabitje e parave të shqiptarëve dhe pandëshkueshmëri.

Pse shqiptaret duhet t’i japin këtyre një mandat të tretë?

Pasuria përrallore dhe pushteti i pamerituar e kanë bërë Edi Ramën arrogant me njerëzit e thjeshtë, përçmues me sipërmarrësit e ndershëm dhe shpërfillës ndaj të ardhmes së shqiptarëve.

 

Të fundit