Flash News

Ditari i Opozitës

Rama në Wildbad Kreuth/ PD: Sa para ke shpenzuar për charterin? Shqiptarët me të varfërit, kryeministri sillet si sheik

Rama në Wildbad Kreuth/ PD: Sa para ke shpenzuar për charterin?

Partia Demokratike ka reaguar për intervistën e publikuar sot që kryeministri Edi Rama ka dhënë për revistën gjermane “Manager Magazine”.

Duke cituar gazetaren gjermane që thotë se “Ne kemi rënë dakord të bëjmë një xhiro në Wildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake”, deputetja Oriola Pampuri ngre disa pyetje.

“Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës? Me lekët e kujt bredh Edi Rama në resortet më luksoze të Europës? Kush ka firmosur për udhëtimet e tij?”- thotë Pamuri në një deklaratë për mediat.

Kjo e fundit shton se shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ndërsa Rama sillet si “sheik”. Sipas saj, kryeministri ka përdorur me charter privat për këtë udhëtim.

“Në një kohë kur Shqipëria është vendi me i korruptuar në Europë, kur shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë, paguajnë çmimet më të larta dhe marrin pagat më të ulta, Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve. Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonje hall të shqiptarëve por për qejfet e veta”, tha ndër të tjera deputetja.

 

Të fundit