Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nis turin e takimeve me diasporën, media greke zbardh axhendën e takimeve

Rama nis turin e takimeve me diasporën, media greke zbardh axhendën e

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një vizitë në Athinë, nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se takimi me emigrantët shqiptarë do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit të tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe do të shpërndahen broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

 Ndërkohë  “Kathimerini” ka publikuar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama, i cili ndër të tjera komenton marrëdhëniet me homolun e ti grek.

“Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, shprehet Edi Rama. Ai pohon gjithashtu se është kryeministri grek që, më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.

Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e Fredi Belerit. “Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thekson kryeministri shqiptar.

Të fundit