Flash News

Ditari i Opozitës

‘Rama nuk ballafaqohet’, Berisha: Del burri dy metra nga sheshi në shesh me zorrë në gojë

‘Rama nuk ballafaqohet’, Berisha: Del burri dy metra nga sheshi

Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj nga Lushnja sulmeve të kryeministrit Edi Rama i cili e quan atë dhe kreun e PL, zorrën qorre të Shqipërisë.

Berisha tha se sulme të tilla Rama i përdor që njerëzit të mos merren me vjedhjet e tij.

Berisha: Kjo po ndodh dhe megjithatë, ky zotëri ka zgjedhur një mënyrë për fushatë. Asnjë ballafaqim kandidatët e tyre, me kandidatët rivalë, asnjë ballafaqim. Ai vetë nuk pranon të ballafaqohet para qytetarëve, por çdo politikan ka detyrim absolut të dalë para qytetarëve, të ballafaqohet me rivalin, por edhe qytetarët të marrin pjesë në atë ballafaqim dhe ti bëjnë çdo pyetje, ti paraqesin çdo dokument, ti bëjnë radiografinë dhe pastaj të kërkojnë votën.

Kurse ky, mashtrimin, mashtrimin dhe vetëm mashtrimin. Del burri dy metra nga një shesh, në një shesh tjetër me zorrë në gojë, nuk ka më turp. Dhe e bën këtë me qëllimin djallëzor, që njerëzit të mos merren me vjedhjet e tij, të mos merren me faktin se ai udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro vetëm udhëtime me avion taksi.

Të fundit