Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nuk duket gjëkundi, PD kërkon sërish ndërprerjen e seancës: Dilni nga salla të vazhdojmë mbledhjen e grupit

Rama nuk duket gjëkundi, PD kërkon sërish ndërprerjen e

Pas ndërprerjes për disa minuta, ka rinisur sërish me debate pjesa e tretë e seancës parlamentare. PD ka kërkuar sërish të ndërpritet seanca, pasi kryeministri Ed Rama nuk është i pranishëm në sallë lidhur me diskutimin për programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Deputetja e PD Orjola Pampuri i është drejtuar kryetares së kuvendit Lindita Nikolla që deputetët e mazhorancës të dalin nga salla që grupi i PD të vijojë mbledhjen, pasi sipas saj rregullorja parashikon që mbledhjet të zgjasin 60 minuta.

“Se kur e nisim e kur përfundojmë mbledhjen është punë për ne, ndaj  dilni nga salla se mbledhja jonë zgjat 60 minuta . Dilni nga salla që të vijojmë mbledhjen”, tha deputetja.

“Mos përsërisim thelbin e të njëjtës çështje. Do të vijojmë me procedurën. Fjala për grupin parlamentar”, tha Lindita Nikolla.


 

Të fundit