Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nuk e ftoi opozitën në Konferencën e parë Ndërqeveritare, PD tregon 2 rastet kur bëri të kundërtën

Rama nuk e ftoi opozitën në Konferencën e parë

Kryeministri Edi Rama nuk e ftoi opozitën në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, edhe pse ishte një ditë historike për shqiptarët përtej konflikteve politike.

Sekretarja për Organizatat Partnere, Megi Balliu tha nga selia blu se që nga Konferenca e Londrës që daton në 1913, shqiptarët kanë qenë bashkë, kur vendosej për fatin e tyre. Ajo dënoi sjelljen e Ramës, duke e krahësuar me të diktatorit Hoxha.

PD thotë se kur ajo ka qenë në pushtet e ka ftuar PS-në, asokohë në opozitë, në ditë të rëndësishme për Shqipërinë, si nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe anëtarësimi në NATO.

“Që nga Konferenca e Londrës, në vitin 1913, dhe Konferenca e Paqes së Parisit, më 1919, shqiptarët kanë shkuar së bashku aty ku është folur dhe vendosur për fatin e përbashkët.

Pavarësisht krahinave, feve dhe ideve, krerët e këtij vendi kanë shkuar krah për krah, qoftë edhe për sytë e botës. Kjo traditë shembullore e unitetit dhe tolerancës u zhbë nga Enver Hoxha në vitin 1944.

U kthye, pas katër dekadash kur komunizmi theu qafën. Në 30 vitet pas komuniste Partia Demokratike mund të krenohet, me të drejtë, me rekordin e saj të unitetit dhe përfaqësimit.

Tri fetë kryesore të shqiptarit, përfaqësoheshin në trekëndëshin Parlament – Qeveri – Presidencë. Përkatësitë krahinore respektoheshin gjithashtu. 

Opozita socialiste ka qenë në të gjitha takimet me rëndësi kombëtare jashtë në krah të delegacioneve të qeverisë Berisha. Dy shembuj të pakontestueshëm dhe publike janë nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe anëtarësimi në NATO.

Në delegacionet e kryeministrit Berisha ka patur përfaqësues të opozitës në të dy rastet, siç do ta shihni në fotot që po u tregoj këtu. Edi Rama duke anashkaluar opozitën, duke shpërfillur unitetin dhe përfaqësimin në një moment me valencë kombëtare, e ktheu Shqipërinë në kohën e komunizmit”, tha Balliu.

Të fundit