Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nuk lëshon Ballukun, Këlliçi: Është gati të djegë integrimin për lëkurën e tij

Rama nuk lëshon Ballukun, Këlliçi: Është gati të

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas qëndrimit të Komisionit Evropian për çështjen Balluku, i cili kërkoi me urgjencë që Kuvendi të adresojë kërkesën e SPAK për imunitetin e ish-zv.kryeministres.

Në një reagim, Këlliçi shprehet se për hir të vetes, Rama është gati të sakrifikojë integrimin e Shqipërisë në BE. Deputeti demokrat vë në dukje se me deklaratën e fundit, KE i kujton Ramës se lufta e korrupsionit, varet integrimi i BE.

Këlliçi fton shqiptarët në protestën e 10 shkurtit, duke theksuar se qytetarët do të zgjedhin integrimin dhe Evropën.

REAGIMI:

Rama është gati të djegë integrimin për lëkurën e tij, por shqiptarët nuk do e lejojnë! Komisioni Europian ka kërkuar sot trajtimin pa vonesë të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të së pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për abuzim me të paktën 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro.

Ky qendrim i KE vjen menjëherë pasi Edi Rama tha sot se nuk ka ndërmend ta shqyrtojë këtë kërkesë, duke lënë të kuptohet rrëzimin e saj. Madje ai shpalli se do të ndërhyjë në ligj për ta bërë veten dhe mëkëmbësit e tij, të pahetueshëm, të padënueshëm, të paprekshëm.

KE po ashtu, i kujton se nga lufta e korrupsionit, varet integrimi europian!

Mbrojtja që Edi Rama po i bën aferave, pengesa që po i bën drejtësisë po sjellin reagim të fortë ndërkombëtar. Nga kjo kuptohet qartë nga kushdo, se sa i madh është presioni që Balluku i ka bërë dhe se sa i kapur është vetë Edi Rama në korrupsion.

Ai është gati të luajë dhe të vërë në rrezik integrimin dhe raportet e vendit me BE-në, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij.

Por kjo punë e ka marrë rrugën përfundimisht!

Ai mund të fitojë kohë, por po i shton shumë kosto largimit të pashmangshëm.

Shqiptarët nuk do të sakrifikojnë aspiratën e tyre historike dhe të ardhmen, për fatin personal të një Kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin.

Ne zgjedhim integrimin, zgjedhim Europën.

Dhe bashkohemi të vendosur nesër në orën 17:00 para zyrës së krimit dhe korrupsionit.

Të fundit