Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nuk votoi paktin për Bordin e Paqes, Bardhi: E përdori si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës

Rama nuk votoi paktin për Bordin e Paqes, Bardhi: E përdori si

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi reagoi lidhur me faktin se kryeministri Edi Rama nuk votoi sot  marrëveshjen për Bordin e Paqes në Kuvend.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur dhe për tu dukur i fortë kundër SPAK-ut.

"Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin.
Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen!

Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos.

Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur dhe për tu dukur i fortë kundër SPAK-ut. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar.

Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike", shkruan Bardhi. 

Të fundit