Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nxjerr foto nga spitalet, reagon PD: Me paratë e PPP-ve do i kishte rikonstruktuar të gjitha

Rama nxjerr foto nga spitalet, reagon PD: Me paratë e PPP-ve do i kishte
Kryeministri Edi Rama, selia e PD

Kryeministri Edi Rama tha se gjendja e spitaleve sot nuk krahësohet me situatën në të shkuarën. Ai postoi në Facebook  pamjet nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, duke theksuar se pamjet sipas tij nuk kanë nevojë për koment. Ai shtoi se kjo nuk mjafton dhe se mandati i tretë i duhet për të çuar në fund reformën në shëndetësi.

"Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?-", shkruan Rama.

Rama nxjerr foto nga spitalet, reagon PD: Me paratë e PPP-ve do i kishte

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila thotë se nëse kryeministri nuk t'i shpërdonte paratë për PPP-të korruptive do të kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend.

Sipas PS, Rama e do mandatin e tretë që të çojë para te ortakët e tij.

"Me paratë që ka shpenzuar për Check up-et korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguajnë shqiptarët për tu trajtuar nga Covid-19. Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryemistër që punon për veten e tij", thuhet në reagimin e PD në Facebook.

Të fundit