Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nxori pamje nga Infektivi, Sekretari i PD: Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja

Rama nxori pamje nga Infektivi, Sekretari i PD: Atëherë pse hidhen

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama, pasi publikoi sot në mesditë pamje nga spitali infektiv, ose covid 1.

Bardhi i drejtohet Ramës, duke i thënë se kur pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona, atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja, apo pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca.

“Rama nxori sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush”, shkruan Bardhi.

Të fundit