Flash News

Ditari i Opozitës

Rama paralajmëroi ndërprerje/ Berisha i përgjigjet me shifra: Ka pasur tepëricë. Energjia, shkopi magjik i vjedhjes

Rama paralajmëroi ndërprerje/ Berisha i përgjigjet me shifra: Ka

Kryedemokrati Sali Berisha doli në një konferencë për mediat, pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se në vijim, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Kryetari i PD-së, tha se Shqipëria ka potencial të përballojë nevojat e saj energjitike. Ai tregoi me shifra se sa energji prodhon vendi, ndërsa akuzoi Ramën se po kërcënon shqiptarët.

“Kryetemë është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarë me ndërprerje të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij kjo do ndodhë sepse cmimi i energjisë elektrike në bursë ka rënë.

Para se të komentoj këto deklarata të tij duhet t’iu sqarojë shqiptarëve se Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021 rreth 9 terravat apo 8.9 terravat energji elektrike, prodhimi i saj rekord të cilin s’e ka pasur kurrë më parë. Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport”, tha Berisha.

Ky i fundit, gjithashtu hodhi akuza për vjedhje. Berisha tha se qeveria ka vendosur të blejë energji, ndërkohë që në gjatëmujorin që kaloi, ka patur reshje të bollshme. Sipas kryedemokratit, as blerjet nuk janë bërë konform rregullores.

“Si ndodh të shkojë këtu 6 mujori që kaloi janar-qershor ka qenë një nga 6 mujorët më të bollshëm në shira, në prodhim dhe teprica energjie. Si ndodhi që erdhëm këtu ne tani? Sepse energjia është shndërruar në shkopin magjik të vjedhjeve të paimagjinueshme ndaj qytetarëve shqiptarë nga qeveritarët.

Në 6 mujorin më të lagësht, ndër shumë vite, Edi Rama, Belinda Balluku dhe ekipi i tyre kanë bërë 60 blerje energjie elektrike. Kanë bërë 60 blerje që të gjitha afatshkurtra, deri dhe blerje 24 orëshe, dy ditore, tre ditore, e mund të gjendet tek tuk ndonjë 5 ditore.

Blerje duke ndarë para me të tjerët se blerje të tilla kurrë një shtet nuk mund të bëjë. Nëse ti do, për arsye të caktuara të blesh energji do bësh një tender së paku tre mujor, së paku 90 ditor e s’ka dyshim që në këtë sasi ti blen energji me cmime minimumi 2 herë më lirë se sa në blerjet ditore e 3 ditor”, shtoi kryedemokrati.

 

 

Të fundit