Flash News

Ditari i Opozitës

Rama paralajmëroi ndryshime ligjore, Meta: Recidivisti po pengon integrimin dhe llogaridhënien

Rama paralajmëroi ndryshime ligjore, Meta: Recidivisti po pengon integrimin

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ndryshimet e mundshme ligjore që mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Meta e quan kryeministrin “rrëmbyes të Reformës në Drejtësi” dhe thekson se veprimet e tij synojnë të kapin drejtësinë dhe të bllokojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Kur turpi nuk ka më turp nga turpi, çdo gjë mund të dëgjosh. Sot rrëmbyesi i Reformës në Drejtësi vendos të kapë prapë drejtësinë, përmes ndryshimeve njëanshme ligjore pas dështimit të kontrollit parlamentar të SPAK-ut”, shkruan Meta në reagimin e tij.

Ish-Presidenti kujton historikun e vendimeve dhe ndërhyrjeve të Ramës që sipas tij kanë penguar sistemin e drejtësisë: nga zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm Arta Marku në vitin 2017, manipulimet me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, deri te përjashtimi i prokurorëve të “Dosjes 184” të Dibrës.

Meta shton se ky kontroll i drejtësisë shoqërohet edhe me bllokimin e integrimit europian.

“Tani ka ardhur dita ‘O Sot, O Kurrë!’ për ta vendosur recidivistin përballë llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë dhe bllokimit të integrimit europian”, shkruan Meta.

Të fundit