Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama, personazhi negativ i mediave ndërkombëtare”, Berisha: Opozita finalizon koalicionin më të fuqishëm

“Rama, personazhi negativ i mediave ndërkombëtare”,

Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu. Kreu i kësaj force politike foli për artikujt e mediave ndërkombëtare që e kanë kryeministrin Edi Rama si personazhin negativ të hapësirës euroatlantike e më gjerë.

Ai shtoi gjithashtu se opozita do të finalizojë në orët që vijnë koalicionin më të fuqishëm.

"Ju jeni dëshmitarë, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike dhe më gjerë. E quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kreu i Meduzës. Mes këtyre termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin."

"Kanë filluar të zbërthejnë dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë. Kanë filluar të zbërthejnë dhe të nxjerrin implikimet e tij të tmerrshme me grupe trafikantësh."

"Tre ditë më parë, ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori zyrtar e akuzon direkt si njeriu që përcolli në Dubai, Amant Josifin. Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën."

"Nga ana tjetër, përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund. Dështoi me turp!"

"Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën."

"Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje. Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës."

"Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Një njeri që do ketë fatin e McGonigal. Krim nuk kryen vetëm ai që merr, por edhe ai që jep."

"Kjo është në kodin e SHBA, në Shqipëri dhe në çdo kod. Edi Rama me Duçkën e tij, i ka dhënë Agron Nezës 225 mijë dollarë. Askush të mos ketë iluzion se Ramën e pret fati i McGonigal."

"Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal."

"Unë mund të kem besim se pallat-Kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, nuk do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat, por unë kam besim te qytetarët, kam besim te demokratët, që do bashkohen, do i trajtojnë këta individë si paterica të Edi Ramës."

Të fundit