Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama po ‘krimbet' me para”, Balliu: Në Kamëz po bëhen krime monstruoze me tenderat

“Rama po ‘krimbet' me para”, Balliu: Në Kamëz

Shefi i organizimit për Partinë Demokratike, Klevis Balliu është shprehur se kryeministri Edi Rama fyen kandidatët e tij për bashki në zgjedhjet e 14 majit, duke i cilësuar si ‘gomerë’ dhe se në sloganin e tij qëndron paraja, pasi kërkon të vjedhë.

Në një intervistë për “Panorama TV”, ai tha se bordi i karburanteve duhet të shkrihet pasi është antikushtetues dhe po përdoret vetëm nga kreu i PS për të vjedhur, ku citoi ‘Rama erdhi me 3 milion para dhe shtëpi me qira, sot ka miliarda euro”.

PJESË NGA INTERVISTA:

“Bordi është krijuar vetëm për të ulur çmimet në kohë fushate, duhet të shkrihet pasi është antikushtetues. Qytetarët janë të qartë dhe nuk mashtrohen nga hilet e tyre, kreu i PS ofendon kryebashkiakët duke i cilësuar si gomarë, por dhe qytetarët. Kandidatet nuk kanë karakter që ti thonë mos ti cilësojë ashtu. I tha në Mamëz, voto gomarin tim për Rakip Sulin.”

Kandidatët e PS përdhosen nga kreu?

"Patjetër që përdhosen, pasi dhe figurën e vetë e ka vendosur në kohë fushate. Ai mendon se ata janë gomerë, dhe lejojnë një njeri që ti fyejë. Kjo nuk është fushatë, nuk flasin për premtimeve por vetëm vjedhin me tendera korruptivë. Rakip Suli ka 33 tendera korruptivë dhe ky e lejon ti quajë gomar."

A do kthehet bordi në vota kundër PS?

"Bordi është i përfshirë nga njerëz me biznese private, është për interesa të Ramës po përdoret nga ai. I garantoj qytetarëve se në 15 maj, bordi do rrisë jashtëzakonisht çmimin. Rama dhe gomarët e tij nuk kanë interes qytetarët por vetëm vjedhjet."

Çfarë premton opozita?

"Do ti rikthejmë bashkinë qytetarëve, dhe do krijojmë referendum për vendimet. Arjan Hoxha në Kamëz vjen si një njeri profesionist dhe ka projekt për qytetin, rikthimi i aktivitetev turistike do mbështesë rininë. Në kamëz kanë bërë krime monstruoze duke boshatisur vendin."

"Është koha që bashkitë ti shërbejnë qytetarëve, kryebashkiaku nuk është diktator por menaxher i qytetit. Në Kamëz ka kapacitet të jashtëzakonshme për të qenë në pozicione drejtuese, mendojnë se Kamza është një vend i pavlerë. Këta mendojnë se me presionin ndaj administratës mund të blejnë vota."

A ka pasur tentativa për blerje vota?

"Absolutisht po, ka pasur pafund. Ofrojnë 100 euro për mos të votuar, pse SPAK nuk bën detyrën dhe ri si mamuth. U bëj thirrje të gjitha këtyre se do mbajnë përgjegjësi, Kamzën  nuk e mbajnë dot me lojërat e tyre. Slogani i tyre është vetëm për para."

Të fundit