Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama po mbyt biznesit e vogël”, Teliti: Qytetarët largohen pasi nuk shohin të ardhme në këtë vend

“Rama po mbyt biznesit e vogël”, Teliti: Qytetarët

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të folur mbi rritjen e taksave nga qeveria ishte anëtari i këshillit bashkiak të PD, Dorian Teliti.

Teliti është shprehur se Rama ka taksuar të vetmin profesion që kishte lënë deri tani pa taksa që ishin, profesionet  e lira.

"Viti 2024 do të jetë një vazhdim i 2023 pasi nuk ka një kthesë të strategjive dhe politikave që ka ndjekur qeveria. Nuk ka asnjë ndryshim në aspektin ndihmues dhe lehtësuese ndaj sipërmarrjes dhe biznesit por kemi rëndesa, kemi rritje taksash diku ke 65 milionë euro shtesa, dhe gjysma e këtyre do të paguhet nga profesionistët e lirë.

Në vend që të marrësh masa që të futësh të rinjtë në p[profesione që kanë kërkesa pune qeveria vazhdon dhe thotë që si e bëra në vitet e kaluara duke shtuar taksave do ta aplikoj dhe te këto profesione që kanë mbetur pa taksuar deri tani. justifikimi i qeverisë është barazimi i taksimit

Kjo logjikë nuk qëndron pasi duhet të aplikohej dhe për atë hotelin e miqve dhe shokëve që nuk paguajnë vetëm 6 % TVSH ndërsa ne kur bëjmë Pazar për familjen paguajmë 20%.

Nëse do të bësh barazi do të duhet ta vazhdosh kë këto biznese që i ka miq dhe shokë pastaj ta shtrijë në bizneset e tjera."

Të fundit