Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama po sulmon drejtësinë për të mbrojtur Ballukun”, deputeti Gjunkshi: Heshtja sot, bashkëfajësi!

“Rama po sulmon drejtësinë për të mbrojtur

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës, deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi iu ka drejtuar një thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjunkshi shkruan se Rama ka zgjedhur të sulmojë drejtësinë jo për interesin publik, por për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe aferat e shërbëtorëve të tij.

Postimi: 
Sot, ora 18:00, qytetarët kanë fjalën.
Sot nuk është thjesht një protestë opozitare. Sot është një thirrje për dinjitet, për drejtësi.
Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë drejtësinë jo për interesin publik, por për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe aferat e njerëzve, shërbëtorë të tij, mes tyre edhe Belinda Balluku. Kur drejtësia afrohet, pushteti dridhet. Dhe kur pushteti dridhet, kërcënon, shantazhon dhe sulmon institucionet e pavarura.
Kjo nuk ka më të bëjë me parti. Ka të bëjë me Shqipërinë.
Me taksat tona. Me spitalet që mungojnë. Me rrugët që kushtojnë sa ari. Me një qeveri që mendon se është mbi ligjin.
Sot në orën 18:00, ejani të gjithë. Pa flamuj partie, por me flamurin e qytetarit që nuk pranon të vidhet dhe të poshtërohet. Heshtja sot është bashkëfajësi. Prania është qëndrim.
Shihemi në protestë. Për drejtësinë. Për Shqipërinë.

Të fundit