Flash News

Ditari i Opozitës

Rama prezantoi programin për ujin dhe energjinë, reagon PD: Ka abuzuar me tenderat dhe zhvatur paratë 

Rama prezantoi programin për ujin dhe energjinë, reagon PD: Ka abuzuar
Zëdhënsja e PD, Floriana Garo

Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit të programit për ujin dhe energjinë nga kryeministri Edi Rama. Zëdhënsja Floriana Garo përmes një deklarate për mediat akuzoi kryeministrin për premtime boshe.

Nëse nuk pati sukses për 8 vjet nuk do të ketë dhe për 4 të tjera, u shpreh ajo, ndërsa theksoi se PS nuk mund ta sjellë ndryshimin që ka nevojë vendi. Sipas Garos, Rama ka abuzuar me tenderat në sektorin e energjisë.

"Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij. Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim", deklaroi Garo.

Kjo e fundit tha se plani i PD garanton sukses në të gjitha fushat.

Të fundit